Gjiri i Gjipesë mes 50 plazheve më të bukura të botës

232

Gjiri i Gjipesë është renditur mes 50 plazheve më të bukura të botës për vitin 2018 nga faqja më e madhe kanadeze që u kushtohet udhëtimeve, “Flight Network”, në një listë që është përpiluar duke u bazuar në opinionin e 1 200 gazetarëve, botuesve, blogerëve dhe agjencive të udhëtimeve për të dhënë këndvështrimin e tyre prej eksperti.

“Nëse po kërkoni për një parajsë, ju e keni gjetur atë”, shkruan “Flight Network” për plazhin e Gjirit të Gjipesë.