Gjirokastër, 2 milionë $ për mirëmbajtjen dhe restaurimin e qytetit të gurtë

526

Sipas drejtorit të DRKK në Gjirokastër Albert Kasi, qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Kulturës, ka një projekt ambicioz për rehabilitimin e 22 banesave dhe “pagëzimit” të tyre me emrat e shkrimtarëve.

Në këtë projekt rehabilitues, hyjnë edhe banesat e Kabilatëve, Lolomanit, Farie-Duro e Musine Kokalari, të gjitha këto monument kulture të kategorisë së parë, banesat e Kunavit dhe Tolicës që janë të kategorisë së dytë.

Por nuk mund të lihet jashtë vëmendjes ndonëse është në një gjendje më të mirë se këto të tjerat edhe banesa e Skëndulatëve.

Qeveria shqiptare synon që investimet në zonën muzeale të Gjirokastrës, të kapin vlerën e 4 milionë dollarëve ku momentalisht, po punohet në rehabilitimin e Pazarit karakteristik me vlerë gati 2 milionë dollarë.