Gjirokastër, aktivitet kulturor kushtuar Andon Zako Çajupit

32

DRTK Gjirokastër realizoi sot aktivitetin kulturor kushtuar jetës dhe penës së shquar të shkrimtarit “Andon Zako Cajupi”.

Të duash librin dhe të jesh miku i tij nuk mjafton një ditë apo një muaj, por çdo sekondë e orës dhe ditës duhet të na lidhë më të.

Më këtë moto, nxënësit e shkollës së Mesme të Bashkuar “Bilal Golemi”, në Urën e Kardhiqit, zhvilluan një aktivitet ku treguan rreth jetës dhe veprës të Çajupit.

Nxënës interpretuan poezi të ndryshme dhe inskenuan pjesë të veprës “14 vjeç dhëndër”. Gjatë shfaqjes fëmijët mbanin veshur kostume kombëtare.

Në fjalën e tij drejtori i Drtk Gjirokastër, Ardis Duka shprehu vlerësimin e tij për nxënësit e kësaj shkolle dhe përkushtimin e tyre për librin në këtë kohë të dixhitalizimit të informacionit, si dhe falënderoi drejtuesen e shkollës, Etleva Kondin dhe stafin pedadogjik. Duka u shprehu atyre  mbështetje për vazhdimësinë.

/ata.gov.al