Gjirokastër, nis puna për rehabilitimin e Qafës së Pazarit

207

Qafa e Pazarit në Gjirokastër, e njohur si kompleksi muzeal i qytetit të Gjirokastrës me vlera të veçanta historike e kulturore, po i nënshtrohet rehabilitimit të plotë, në ruajtjen e teknikave të hershme infrastrukturore dhe mos dëmtimin e tyre.

Sipërfaqja që do të trajtohet është 5,290 m2 dhe ndërhyrja do të prekë të gjitha rrjetet infrastrukturore nëntokësore.
Po ashtu për 8 sheshe projekti parashikon mobilim urban me stola druri, panele informuese, çezma publike, vende për biçikleta, etj., si dhe gjelbërim me lule dhe bimë dekorative.