Gjirokastër, punime restauruese në Manastirin e Shpërfytyrimit

2

Në Manastirin e Shpërfytyrimit (Metamorfozës së Krishtit) pranë fshatit Mingul në Gjirokastër po kryhen punime restauruese.

Ky manastir ndodhet rreth 30 minuta ecje larg fshatit Mingul dhe dallon për arkitekturën interesante pasbizantine të zonës.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër në një postim në rrjetet sociale ndau momente nga puna për pastrimin e ambienteve përreth si dhe restaurimin total të portës hyrëse, e cila ka qenë në gjendje jo të mirë dhe ka pasur nevojë të menjëhershme për ndërhyrje

Mbishkrimi i ndërtimit i ruajtur në brendësi të manastirit mban vitin 1666. Kjo është një kishë në formë kryqi me kupolë trikonkë, e ndërtuar me gur poroz. Faqet e jashtme të kishës janë dekoruar në mënyrë relativisht të pasur me harqe dhe korniza të artikuluara.

/ata.gov.al