Gjirokastra, 15 vjet në UNESCO, ja aktivitetet që u presin për 5 ditë

11

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës shënon sot 15-vjetorin e përfshirjes në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Bashkia e Gjirokastrës organizoi sot një sërë aktivitetesh për këtë ditë të shënuar të qytetit që pret mijëra turistë çdo vit.

Aktivitetet kulturore në kuadër të 15-vjetorit të hyrjes në UNESCOA u çelën ditën e djeshme me zhvillimin e konferencës shkencore “Gjirokastra si vlerë e trashëgimisë kulturore botërore” në shtëpinë e Zekatëve dhe do të vijojnë dhe ditët në vazhdim sipas programit 5 ditor ku përfshihen veprimtari kulturore si ekspozita me foto, panaire artizanati e kulinarie, koncerte, film dokumentar dhe mbrëmje polifonike