Gjirokastra “magjeps” studentët francezë

90

Gjirokastra ishte ndalesa e parë e një grupi studentësh francezë në një udhëtim për të njohur Shqipërinë!

Teksa vizituan kalanë Argjiro ku u njohën me legjendën e historinë, e muzeun e Armëve të rinjtë francezë thanë se kishin mbetur të impresionuar!

Studente franceze: Vizita në kala më la mbresa, pasi nuk e njihna mirë historinë e Shqipërisë. Kalaja është e rrallë me këtë stil dhe legjenda prekësë. Vështirë se e gjen edhe në Francë.

Shkrimtari Ismail Kadare padyshim që është një urë lidhesh e francezëve me Shqipërinë. Shkrimtari i njohur duket se e luan këtë rol edhe tek të rinjtë që kishin ardhur për të vizituan vendlindjen e tij

Studenti francez: Kur propozuan të udhëtojmë në Shqipëri, pranuam menjëherë dhe nuk jam zhgënjyer. Për Gjirokastrën kisha dëgjuar përmes mësuesve të mi sikurse edhe për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Kur të kthehem do tu flas miqve të mi për përshtypjet e mira që kamë krijuar

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, studentët francezë kanë parashikuar të vizitojnë edhe qytete të tjera për tu njohur me historinë dhe bukuritë e vendit tonë.