Gjuha shqipe, program i rregullt në shkollat e Zarës

262

Gjuha shqipe tashmë mësohet në program të rregullt në shkollat e Zarës, ku jetojnë shqiptarë dhe arbëneshë.

Shkolla e mesme “Vladimir Nazor”, në Zarë, ishte e para në Kroaci që futi një lëndë fakultative të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Klasat zhvillojnë mësim çdo të shtunë dhe marrin pjesë rreth 40 studentë. Ata thonë se gjuha e tyre shqipe është interesante dhe janë të gatshëm ta mësojnë krahas anglishtes, frëngjishtes dhe gjermanishtes. Mësuesi shqiptar u jep mësim atyre me shumë kënaqësi.