Gjyshja që frymëzon, 71 vjeçarja rri 20 orë në javë në palestër: Ndihem më mirë se 30 vite më parë

29

Mary Duffy nga Connecticut, edhe pse 71-vjeçe, është duke përjetuar një rini tjetër. Ajo shprehet se ndihet më mirë se 30 vjet më parë. Arsyeja? Përkushtimi në palestër.

Ajo nisi të frekuentonte rregullisht palestrën në 2007 dhe që në vitin e parë arriti të humbiste më shumë se 20 kilogramë. Shpejt, ajo u bë kampione për moshën e saj në ngritjen e peshave.

Aktualisht, Mary kalon të paktën 20 orë në javë në palestër, ndërsa ka më shumë se 30 rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare për moshën e saj.