Gjysmëmaratona e Beratit, me 300 vrapues nga 40 vende të botës

24

Këtë fundjavë në qytetin e Beratit do të zhvillohet gjysmëmaratona, e quajtur Berat Green Half Marathon.

Gjysmëmaratona do të zhvillohet në dy ditë, 6 dhe 7 prill dhe aktualisht janë regjistruar rreth 300 vrapues nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës.

“Berati po të pret për të vrapuar përgjatë urës së Goricës”, ishte një ndër sloganet e kësaj maratone të gjelbër, pjesëmarrësit e së cilës do të kenë privilegjin të vrapojnë shoqëruar nga një panoramë mbresëlënëse e qytetit të “një mbi një dritareve”. Më herët në Berat qenë të pranishëm edhe ekspertët e licencuar nga Federata Botërore e Atletikës, të cilët kryen matjet e itinerarit për ta certifikuar këtë itinerar në garat ndërkombëtare dhe rrjedhimisht rezultatet të njihen ndërkombëtarisht.

Tashmë Gjysmëmaratona e Beratit është e certifikuar për një periudhë 5-vjecare. Ndërkohë autoritetet kërkuan mirëkuptimin e banorëve të qytetit për bllokimin e disa akseve rrugore në datën 7 prill.

/ata.gov.al