Global Banking: Shqipëria, në mesin e 5 vendeve më ekonomike për t’u vizituar

122

Një tjetër media botërore, kësaj here në fushën e financës dhe sektorit bankar, ka listuar Shqipërinë në mesin e vendeve tepër ekonomike për t’u vizituar. “5 vendet kryesore në botë për tu vizituar me një buxhet të ulët”, e titullon revista online “Global Banking ang Business Review” artikullin e botuar disa ditë më parë në faqen e tyre.

Kënaqësia e udhëtimit në një vend të ri, era e ajrit të freskët, aromat e ushqimit të shijshëm të paprovuar më parë, një zhytje direkte në kulturën e një grupi të ri njerëzish, të gjitha këto janë përfitimet e një pushimi diku, sipas artikullit.

Por, citojnë ekspertët në financa, nëse efekti anësor i një pushimi po ndërhyn në ‘portofolin’ tuaj, kënaqësia nuk është shumë e madhe. Shtetet e përmendura në artikull janë përkatësisht: Kamboxhia, Turqia, Shqipëria, Peruja dhe Nepali. Sipas redaktorëve, kriteri i marrë në konsideratë është një buxhet nën 70 dollarë për person për akomodim, ushqim dhe pije, për 24 orë.

Për Shqipërinë:

“ Shqipëria është një gur i çmuar, i fshehur në Evropë që ju ofron pamje të mrekullueshme të alpeve mahnitëse, si dhe plazhet e pacenuar që konkurrojnë me ato të Greqisë, por me gjysmën e kostos. Nëse ju pëlqeni rrugët me kalldrëm qytetet arkeologjike, si Butrinti dhe Apollonia dhe qytetet si Berati dhe Korça, duhet ta vizitoni pasi do mendoni se po shkoni direkt në një përrallë. Plazhet Sarandë dhe Drymadhes mund t’ia kalojnë edhe rivierës franceze. Ujërat e pastra, pamjet frymëzuese dhe ushqimet e shijshme janë të gjitha arsyet për një ‘bravo’ për bregdetin shqiptar. Shqipëria ka një histori të trazuar dhe ju mund të gjeni bunkerë të shumtë, të cilët tani janë shndërruar në lokale në kryeqytetin e Tiranës. Kostoja mesatare për ditë: $ 60 / Person”

Global Banking & Finance Review është një portal kryesor financiar dhe gjithashtu revistë print, në vitin e 10 të publikimit të saj, që ofron Lajme, Analiza, Opinion, Shqyrtime, Intervista dhe Video nga Bota e Financave, Biznesi, Tregtia, Teknologjia, Investimi, Brokerimi, Shkëmbimi i Jashtëm, Tatimore dhe Ligjore Menaxhimi i Pasurisë, në të gjithë botën.