”Globi Im”, aplikacioni mobile për fëmijë

278

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e aplikacionit celular në gjuhën shqipe i quajtur ‘Globi Im’ aplikacion ky i cili është zhvilluar si pjesë e programit Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm në bashkëpunim me organizatën Save the Children.

Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm është program i cili është duke u implementuar nga organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë.

Ky program ka për qëllim ndalimin e ndëshkimit fizik dhe psikologjik te fëmijët dhe bazohet në parimet e të drejtave të fëmijëve.Sipas kumtesës për media, ‘Globi Im’ është aplikacion për fëmijë ku me anë të kësaj loje fëmijët do jenë në gjendje të eksplorojnë tema të ndryshme rreth universit, oqeaneve, kafshëve, sportit, bimëve, shëndetit, shkencës, teknologjisë dhe filmave të animuar.

Lansimi i këtij aplikacioni ka për qellim promovimin e një ambienti të sigurt për fëmijën, ku prindërit dhe fëmijët do kenë mundësinë të luajn lojën së bashku dhe në të njejtën kohë prindi do mund të përkrahë zhvillimin e fëmijës dhe t’i ndihmojë fëmijës në zgjerimin e njohurive. Aplikacioni gjendet vetëm në versionin Androind.