Godina të reja për nxënësit e shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia”

1

Qytetit të Durrësit do t’i shtohen një shkollë e re si dhe një konvikt i ri i shtohen qytetit.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi punimet që po kryhen për rindërtimin e shkollës së mesme sportive kombëtare “Benardina Qerraxhia” si dhe të konviktit të kësaj shkolle.

Rindërtimi i këtyre dy godinave mundësohet nga programi EU4Schools zbatuar nga UNDP. Në përfundim të punës 300 nxënës, 200 prej të cilëve do të qëndrojnë në konvikt si dhe stafi pedagogjik do të jenë në godina të reja me kushte dhe standarde evropiane.

“EU4Schools” synon rindërtimin ose riparimin e 60 objekteve arsimore, ku përfshihen çerdhe, kopshte, shkolla 9-vjeçare, shkolla të mesme dhe konvikte në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti – Krujë, Durrës, Kurbin, Kamzë, Kavajë, Tiranë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Shijak and Vorë.

/ata.gov.al