Google më në fund bën diçka për konsumin e memories nga Chrome

1

Përgjatë 14 viteve ekzistencë, Google Chrome me kalimin e kohës ka filluar të konsumojë çdo ditë e më shumë burime si memorie dhe procesor dhe si rezultat jetëgjatësia e baterisë tek laptopët ka marrë goditjen më të rëndë.

Por më në fund Google ka vendosur të bëjë diçka për shfletuesin i cili po mundon kompjuterët e përdoruesve. Si pjesë e Chrome 110 për Windows, Max dhe Chromebook, kompania ka lançuar dy modalitete të reja për kursimin e energjisë dhe memories.

Funksionalitetet të lajmëruara që prej Dhjetorit, tashmë vinë të aktivizuar automatikisht. Përdoruesit mund ti fikni nga seksioni Performance në Chrome Settings.

Me Memory Saver, Chrome ngrin tabet të cilat nuk janë aktive për të liruar memorie RAM për faqet dhe aplikacione të tjera. Kur klikoni mbi një tab të ngrirë, mund të vazhdoni aty ku e keni lënë.

Një ikonë në formë kilometrazhi në fushën e adresës do të tregojë se tabi ka qenë jo aktiv dhe tani është përsëri në përdorim. Google pretendon se ky opsion ul konsumin e memories me 30 përqind.

Energy Saver nga ana tjetër fillon të kufizojë aktivitetin në fond, numrin e frekuencave të videove dhe efektet e animuara kur përdorni Chrome dhe bateria e laptopit është nën 20 përqind. Gjithashtu është e mundur që funksionaliteti të aktivizohet në momentin që hiqni laptopin nga karikimi. Kur Energy Saver është aktiv përdoruesit do të shohin një ikonë në formë gjetheje ngjitur me fushën e adresës.

/pcworld.al