Google Street View tashmë edhe në Shqipëri

240

fdd9df2e-e54d-446b-8f57-4d061cf3cd2c-0

Google njoftoi lançimin e Street View për Shqipërinë, duke i lejuar përdoruesve të shikojnë dhe të navigojnë 360° rrugët e qyteteve dhe vetë qytetet në të gjithë vendin.

Google Street View është një teknologji e paraqitur në Google Maps dhe Google Earth që ofron pamje panoramike nga pozicione të ndryshme përgjatë rrugëve në botë. Kjo teknologji filloi të aplikohej që në vitin 2007 në disa qytete në Shtetet e Bashkuara dhe tani e ka zgjeruar dhe vazhdon ta zgjeeojë përfshirjen edhe të zonave rurale në mbarë botën. Rrugët përmes imazheve të Street View tregohen me vija blu në Google Maps.

Përgjatë 8 javësh, Google ka mbledhur imazhe në Berat dhe Gjirokastër, dy qytetet pjesë e listës së trashëgimisë botërore, në qytetet e bregdetit të bukur Adriatik dhe Jon, në Durrës, Sarandë dhe Vlorë, në qytetet pranë liqeneve si Pogradeci dhe Shkodra, si dhe në qytete të tjera tërheqëse si Korça, Elbasani, Lezha, Fieri, dhe natyrisht kryeqytetin tonë Tiranën. Google Street View e disponueshme në Shqipëri do të ndihmojë vizitorët nga e gjithë bota të zbulojnë vendin tonë të vogël por shumë të pasur, të kapërcejnë paragjykimet duke parë me sytë e tyre qytetet tona dinamike dhe brigjet tona të bukura, malet, liqenet dhe trashëgiminë kulturore, dhe do të kontribuojë, jam e sigurtë, që të ketë gjithnjë e më shumë njerëz që vizitojnë Shqipërinë.

Gjithashtu, Google Street View do të lehtësojë edhe jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë duke u dhënë informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë, planifikimin e udhëtimeve, vendet për t’u vizituar, etj.