GoPro këtë vit do të sjellë Hero 6

241

GoPro është duke kaluar një periudhë të vështirë kohëve të fundit, kjo pasi droni i saj i parë, Karma, i lansuar në shtator të vitit të kaluar nuk kishte pasur sukses, dhe një muaj më pas ishte detyruar të tërheqë 2.500 njësi nga tregu.

Kjo është një humbje prej 116 milionë dollarë, sipas raportit të fundit, shkruan GSMArena.

Por, kjo pritet të ndryshojë me lançimin e kamerës së re Hero 6, për të cilën drejtori i kompanisë Nicholas Woodman ka konfirmuar se do të lansohet më 2017.