Nxënësit dhe mësuesit në Grazhdan të Gramshit nuk do të humbasin më mësimin për shkak të prurjeve të lumit.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë përfunduan ndërtimin e urës ”bailey” 45 m të gjatë, e cila i shërben fshatrave të Njësisë Administrative Kukur, dhe e lidh atë me Njësinë Administrative Velçan të Pogradecit, duke i lehtësuar jetën rreth 4000 banorëve të kësaj zone.