Grante për projekte të edukimit përmes kulturës

3

Brezi i ri gjithnjë e më shumë po shfaq interes për njohjen dhe historikun e monumenteve të kulturës, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë.

Kujdesi për monumentet e kulturës nuk mund të kuptohet pa sensibilizimin dhe qasjen e fëmijëve dhe të rinjve te trashëgimia. Ky është edhe misioni i Ministrisë së Kulturës dhe programit të Bashkimit Europian, EU4Culture i cili mbështet përmes grantesh projekte, që kanë si synim të tyre edukimin përmes kulturës.

Një ndër to është edhe punëtoria e organizuar në Krujë nga CHwB Albania, “Platformat e Fuqizimit dhe Mësimit përmes Trashëgimisë”.

Kjo punëtori kishte për qëllim prezantimin e fragmenteve të libërthave edukativë që janë duke u zhvilluar mbi Muzeun Etnografik të Krujës dhe Urën e Kurçajve dhe bashkimin e ideve për një kalendar fillestar aktivitetesh për fëmijët dhe të rinjtë e shkollave të qarkut të Krujës.

/ata.gov.al