Gruaja e hekurt heq stofin e kancelares, Merkel këndon për bamirësi

110

Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëheq vendin prej më shumë se një dekade, pavarësisht se pak javë më parë bëri të ditur se ky do të ishte mandati i fundit i saj.

Ajo ka gjetur kohë t’iu bashkohet grupeve të korit nga i gjithë vendi, që u mblodhën në Berlin në një projekt që mbledh parà për programe bamirësie, në ndihmë të fëmijëve në nevojë në të gjithë botën.

Nga sa duket, nga videot që janë publikuar nga mediet e huaja, kancelarja këndon jo keq.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Kancelarja këndon këngë festive. Edhe më herët, ajo iu është bashkuar koreve të të rinjve, gjithnjë për qëllime bamirësie, madje e ka bërë këtë edhe në vitin 2014, kur për të kënduar hoqi edhe patericat, që ishte detyruar t’i mbante pas një aksidenti skiimi, gjatë pushimeve të Krishtlindjes.