“Gruaja që pushtoi Everestin”, BBC reportazh special për alpinisten shqiptare

115

“Gruaja që pushtoi Everestin” është një nga reportazhet që është realizuar së fundmi në BBC, kushtuar alpinistes shqiptare, Arineta Mula.

Në këtë reportazh rrëfehen jeta, sfidat e sukseset e Arineta Mulës, qysh nga jeta e saj në Pejë e deri tek ngjitja në majat më të larta të botës.

“Arineta Mula, 30 vjeçare, ka lindur në Pejë, qytet në shtetin e vogël e të izoluar të Kosovës. Fëmijërinë e kaloi në një periudhës së luftës e të pasigurisë”, shkruan BBC,

Mula ka rrëfyer për BBC se asnjëherë nuk e kishte menduar që do të merrej me aplinizëm, e aq më pak të pushtonte majat botërore. Shpërngulja nga Peja në Prishtinë ishte hapi i parë drejtë ndryshimit të jetës së saj, raporton KosovaPress.

“Shpërngulja nga Peja në Prishtinë më ndryshoi mënyrën e jetesës, më dha mundësi për të ndryshuar, aty nisa një punë, bëra miq të rinj, krijova kontakte dhe mendoj se në fund e zbulova pasionin dhe dashurinë time për hiking dhe ngjitje”, ka rrëfyer Mula.

Në nëntor të vitit 2017, Arineta Mula u ngjitë në majën e malit Everest, që konsiderohet si mali më i lartë në botë