Guri i Nikës, atraksion turistik i vizitueshëm në çdo stinë të vitit

2

Guri i Nikës është një atraksion turistik i veçantë, i vizitueshëm nga turistët në çdo stinë të vitit. Veçanërisht në këtë stinë, kjo zonë bëhet edhe më piktoreske me ngjyrat e ngrohta të vjeshtës.

Peizazhi i Mbrojtur Ujor/Tokësor “Liqeni i Pogradecit” ndahet në tre nënzona ruajtjeje e administrimi:

Nënzona Qëndrore, me sipërfaqe 1157.63 ha, e cila përfshin habitatet kryesore pyjore, shkurresh dhe përcaktohet si zonë me vlera të larta e të rralla për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla më e lartë e mbrojtjes,  që siguron një territor të pashqetësuar. Në këtë nënzonë lejohen kërkimi shkencor dhe zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë.

Nënzona e Përdorimit Tradicional dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, me sipërfaqe 25520.58 ha, e cila përfshin tokat pyjore, bujqësore e kullotat, dhe territore ujore ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale si punime për shëndetësimin e pyjeve, aktivitete bujqësore, kullotja, grumbullimi dhe kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë ekonomike që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit natyror. Në nënzonën e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm, zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive ekonomike, sociale, agrobiznesit, argëtuese, sportive e ekoturistike, ndërtimi i infrastrukturës sipas planeve të zhvillimit urban e turistik të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), të cilat nuk cënojnë integritetin ekologjik të ekosistemit natyror dhe respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor.

Nënzona e Urbane me sipërfaqe 1052.33 ha, në të cilën përfshihen pjesët e urbanizuara ose në proces urbanizimi në bazë të studimeve urbanistike të miratuar nga KKT-ja.

/ata.gov.al