Gusht i artë për sportin shqiptar. Pas Luiza Gegës, një tjetër vend i parë, këtë herë në Kampionatin Europian Masters që po zhvillohet në Poloni.
Kreshnik Leka që është njëkohësisht edhe drejtues i klubit Teuta, fitoi në kategorinë 96 kg, mosha 45-49 vjeç.
Në shkëputje Leka ngriti plot 115 kg duke lënë pasgjitjë rivalët në këtë kategori. Në dygarësh ai nuk arriti të klasifikohej pasi dështoi në shtytje.
Peshëngritësi tjetër garues në këtë kompeticion, Severin Lushi u rendit në vendin e katërt.