“Haber Turk”: Pesë arsyet për të pushuar në Shqipëri

5

E dalluar me plazhet e saj bruz, malet madhështore, qytetet e lashta plot shtëpi prej guri, kuzhinën e shijshme dhe jetën e gjallë të natës, Shqipëria theu një rekord turistik këtë vit, shkruan në një artikull gazeta e përditshme turke “Haber Turk”.

Shqipëria është ndoshta një nga vendet më të fshehura në Ballkan me shumë potencial.

Shqipëria u rimëkëmb shpejt pas pandemisë dhe theu rekordin turistik para fundit të këtij viti.

Me rritjen e investimeve në turizëm vitet e fundit dhe tërheqjen e vëmendjes së turistëve europianë, Shqipëria, e preferuara e re e Ballkanit, ka filluar të bëhet një destinacion tërheqës edhe për turqit.

Vendi, i cili ka një popullsi prej 2,8 milionë banorësh priti 7,2 milionë turistë, pothuajse trefishi i popullsisë së tij, në 8 muajt e parë të vitit.

Ajo që bie më shumë në sy është se, sipas Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit në Shqipëri, numri i turistëve nga Turqia arriti 135 000 duke u rritur me 132 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pra, le të shohim se çfarë e bën tërheqës këtë vend ballkanik.

Ngjashmëritë kulturore mes dy vendeve

Ngjashmëritë kulturore midis dy shoqërive mund t’i shihni kudo, nga kuzhina në jetën e përditshme, nga arkitektura te reflektimet e tyre në gjuhë.

Por, jo vetëm që janë të ngjashëm, kultura turke është e dashur dhe e vlerësuar në Shqipëri.

Një nga vendet më ekonomike në Evropë

Shqipëria mund të jetë pak më e shtrenjtë se Turqia për shkak të diferencës së kursit të këmbimit, por gjithsesi është një nga vendet më ekonomike në Evropë.

Nëse paguani 3 euro për një kafe në Itali, në Shqipëri paguani 1 euro.

Gjithashtu, mund të hani një picë të këndshme për 6-7 euro në një restorant të mirë, dhe të pini një birrë për 2-3 euro.

Edhe pse tarifat e akomodimit variojnë në varësi të sezonit dhe standardeve, fjetja dhe mëngjesi ditor fillon nga 70-80 euro, dhe qiraja ditore e automjeteve të segmentit B fillon nga 30-40 euro.

Përsa i përket plazheve, megjithëse një ombrellë dhe dy shezlong kushtojnë mesatarisht 20 euro, sigurisht që mund të shijoni detin edhe në plazhet publike.

/ata.gov.al