Hap dyert i rilindur Pallati i Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë

71

Për pak ditë edhe Pallati i Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë do të hapë dyert i rilindur për qytetarët.

Prej disa muajsh Pallati i Kulturës “Ded Ndue Lazri” po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë.

Rikonstruksioni përfshin këtë objekt nga themelet, përfshirë sallën e koncerteve, të leksioneve, sallën “Djemtë e detit”, sallën e valles, baletit, etj.

Ndërhyrja në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” do ta kthejë atë jo vetëm në një trashëgimi kulturore, në një shkollë edukimi e kulture, por edhe në një aksesor për turizmin dhe një brand që do të mbështesë artin, artistët dhe kulturën e lashtë të këtij qyteti.

/ata.gov.al