Hapat që duhen ndjekur për të zvogëluar nivelin e sheqerit në gjak

94

Tipi 2 i diabetit është sëmundje e zakonshme, ku trupi i një personi dështon të prodhojë mjaftueshëm insulinë dhe kjo pastaj ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë humbje të shpejtë të peshës, shikim të turbullt, etje të tepërt dhe urinim të shpeshtë.

Fatmirësisht, ata që vuajnë nga tipi 2 i diabetit mund t’i largojnë simptomat përmes ilaçeve.

Megjithatë, ndryshimet e thjeshta në stil të jetesës mund të ndihmojnë në largim të shenjave të kësaj sëmundje.

Kujdes me peshën

Nëse jeni diagnostikuar së fundmi me tip 2 të diabetit, ose keni qenë të sëmurë për një kohë të gjatë, është shumë e rëndësishme të kujdeseni për peshën.

Tipi 2 i diabetit shpeshherë ndërlidhet me mbipeshë.

Duke humbur peshë, e posaçërisht në pjesën e belit, ju mund ta përmirësoni aftësinë për ta toleruar glukozën.