Hapat që duhet të ndjekin familjet për subvencionim të paneleve diellore

28
Green energy

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar udhëzimet sqaruese për familjet që do të shpallen fitues për subvencionimin me 70% të paneleve diellore për ngrohjen e ujit sanitar.

Sipas MIE-së, janë tre hapa që duhet të ndiqen nga qytetarët pas aplikimit online në Agjencinë e Eficiencës së Energjisë.

Qytetari që do shpallet fitues, pasi ka marrë e-mailin e konfirmimit dhe ka kaluar në statusin “Aprovuar” në portalin www.eficenca.al, duhet që brenda 7 (shtatë) ditësh të përzgjedhë vetëm njërin nga subjektet e publikuara në faqen zyrtare www.eficenca.gov.al .

Subjekti i përzgjedhur duhet të verifikojë mundësinë e instalimit të panelit në objektin e qytetarit të shpallur fitues.

Në hapin e dytë, kur instalimi i panelit është e mundur, qytetari I shpallur fitues duhet të paguajë faturën e parë në vlerën 30% të ofertës (me TVSH) së subjektit të përzgjedhur.

Pasi qytetari kryen pagesën, subjekti duhet të vijojë me instalimin e panelit brenda 15 ditë pune.

Ndërsa në hapin e tretë, pas instalimit, qytetari duhet të firmosi një deklaratë të cilën do t’ia paraqesë subjekti, që paneli është instaluar sipas kushteve të kërkuara dhe më pas do të presë Task Forcën e Energjisë për verifikimin e instalimit.

Për të përfituar nga skema, një ndër kriteret është që familjari aplikues nuk duhet të ketë detyrime ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal, ndaj është i nevojshëm marrja e Vërtetimit të Debisë që mundësohet nëpërmjet aplikimit në portalin qeveritar e-Albania si dhe në sportelet e Kujdesit ndaj Klinetit.

Nisur nga fluksi i madh i aplikimit të kërkesave në E-Albania për marrjen e “vërtetimt të debisë”, Furnizuesit të Shërbimit Universal u bëri apel një ditë më parë abonentëve familjarë që të aplikojnë edhe pranë zyrave të Kujdesit të Klientit nëpër rrethe.

Drejtoritë rajonale të FSHU përmes 100 zyrave të Kujdesit ndaj Klientit të shtrira në të gjithë vendin kanë mundësi t’u përgjigjen në kohë kërkesave për lëshimin e vërtetimit të debisë, por edhe në rastet kur do t’i duhet përditësimi i të dhënave në kontratën e dritave.

Kriteret për aplikim:

Klientet familjarë që kërkojnë të aplikojnë për përfitimin e mbështetjes për realizimin e investimit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Të paraqesin një kontratë ekzistuese me OSHEE/Furnizuesi i Shërbimit Universal ku të jenë të klasifikuar si abonent familjar dhe një historik të konsumit të energjisë për të paktën 6 muaj, që nuk duhet të jetë më pak se 250 kWh për cdo muaj. Ky kriter nuk eshte i zbatueshëm per klientët qe trajtohen me ndihmë ekonomike nga ministria përgjegjëse për punët sociale;

Të vërtetojnë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU;

Të zotërojnë çertifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit (rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen).

Lista e dokumentave që duhet të paraqesin konsumatorët familjarë për aplikim në platformën online:

Letërnjoftimi (pasaportë/kartë identiteti);

Certifikata Familjare;

Certifikatë Pronësie;

Faturat e energjisë elektrike për 6 muajt e fundit;

Të paraqesin vërtetim debie nga e-albania që të vërtetojë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU për pagesën e energjisë elektrike, ose janë në një marrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura;

Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit.

Sipas rastit dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike;

Formulari e vetëdeklarimit