Hapen 3.5 km të tunelit të Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit

14

Kanë mbetur vetëm 300 metra pa hapur në tunelin e Murrizit, prej 3.8 km.

Aktualisht ka përfunduar hapja e tunelit ndihmës në këtë tunel, ndërsa do të duhen edhe 300 metra për të përfunduar hapjen e tunelit kryesor të Murrizit.

Ka pasur një ecuri të kënaqshme në tunelin e Murrizit. Tuneli i vogël, ai që quhet tuneli i emergjencës është totalisht i hapur, ndërkohë që tuneli i madh ka edhe 300 metra për tu hapur, nga 3.8 km që është në total tuneli i Murrizit.

Problemet gjeologjike kanë bërë që ky tunel të mos përfundojë në afatin e paracaktuar, prill 2022, por të shtyhen me 17 muaj.

/ata.gov.al