Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka shpallur thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre turizmin, në funksion të realizimit të misionit strategjik:
“Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit”
Thirrja synon promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike, nëpërmjet zhvillimit të turizmit malor, natyror dhe kulturor, turizmit kulinar, enoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit të aventurës etj.
Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 24 janar deri më datën 23 shkurt, të vitit 2022. Projektet duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, gjatë periudhës 24 mars deri më 01 dhjetor 2022.
Prioritetet e Thirrjes për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm, janë:
Promovimi i destinacioneve, zhvillimi i produkteve turistike dhe brandimi i territorit;
Digjitalizimi dhe inovacioni