Hapen praktikat e punës, 2 mijë vende të lira për studentët. Ja si të aplikoni

70

Është hapur zyrtarisht ditën e sotme thirrja e katërt e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Të gjithë të rinjtë nga mosha 21-26 vjeç mund të aplikojnë për të përfituar nga një eksperiencë pune në Administratën Publike.

Këta të fundit duhet të kenë përfunduar ciklin e parë të studimeve Bachelor në mënyrë që të kenë mundësi të bëhen pjesë e këtij programi. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 28 shkurt 2019.

“Sot hapet zyrtarisht Programi Kombëtar i Praktikave të Punës #4. Të gjithë ju të rinj, nga 21 – 26 vjeç, që keni përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, nxitoni të aplikoni në http://praktika.arsimi.gov.al/ . Aplikimet janë të hapura deri më 28 shkurt 2019. Ky është momenti yt!”

Programi do të ofrojë 1855 pozicione praktike, më konkretisht në:

  • 15 institucione shtetërore qendrore
  • 105 institucione të varësisë
  • 50 njësi të vetëqeverisjes vendore
  • 12 shoqëri tregtare