Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur prej mëse një viti programin “Dua të luaj”, i cili jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e jetës, por edhe do të krijojë kushte optimale për edukimin e brezit të ri dhe bashkëveprimit social në komunitet.
Nëpërmjet këtij projekti, FSHZH synon rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe dhënien e mundësisë për zhvillimin konjitiv dhe motorik të brezave të rinj i dhe të ofrojë një hapësire stimuluese për fëmijët, ku ndërthuren elemente natyrorë me lehtësi gjithëpërfshirëse dhe të krijojë kushte të favorshme për bashkëveprim të shëndetshëm në komunitet. Projekti do të zbatohet në hapësira publike të destinuara për parqe në zonat e banuara në të gjithë territorin e vendit.
Ndërhyrjet në kuadër të këtij projekti konsistojnë kryesisht në projektimin e hapësirave të propozuara në bazë të kushteve arkitektonike dhe natyrore, me qëllim shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave në vendndodhjen e përcaktuar, ndërtimin e këndeve që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike dhe konjitive të fëmijëve të moshave të ndryshme, dhe që aksesohet nga të gjithë si dhe rimodelimi apo përmirësimi i këndeve të lojërave ekzistues të degraduar.
Gjithashtu, FSHZH synon krijimin e infrastrukturave të cilat ndikojnë në sigurinë për grupmoshat 0-14 vjeç, si psh. sinjalistikë në infrastrukturën rrugore, barriera mitigimi nga hapësira urbane rrethuese në këndet ekzistuese, etj.
/ata.gov.al