Hapet ekspozita “Thesare të shpëtuara”, me ikonat e koleksionuara nga Gjergji Thimio

415

Ikonat e koleksionuara nga Gjergji Thimio, të cilat tashmë kanë kaluar në pronësi shtetërore ekspozohen për publikun. 62 objekte, nga të cilat 27 ikona, 14 pjesë ikonostasi, si edhe 4 kryqe ikonostasi.

Ekspozita u hap në kuadër të 29 Shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe ka si qëllim të ndërgjegjësojë opinionin publik mbi rëndësinë e ruajtjes së thesareve të trashëgimisë kulturore.

Në ekspozitën ikonografike dhe ornamentike, “Thesare të shpëtuara”, janë ekspozuar ikonat dhe pjesët e ikonostaseve, të cilat janë shkulur barbarisht nga kishat e jugut të Shqipërisë. Ekspozita organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 29 shtator deri më 08 tetor 2016, në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar.

14463132_1827050204174147_3075259044526633960_n 14470488_1827050810840753_5077555425822618291_n 14441093_1827050667507434_3983222817607836186_n 14449864_1827050537507447_2272179835619088252_n 14484689_1827050207507480_780556812684019308_n 14484717_1827050244174143_2525350846737027858_n 14517659_1827050247507476_8865675877972538917_n