Hapet muzeu i “mjeshtrit të dritës”, fotografit shqiptar të kopertinave të revistave botërore

103

Është hapur në Korçë muzeu “Gjon Mili”, një galeri e cila i dedikohet tërësisht ‘mjeshtrit të dritës’, fotografit që ka mbushur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë.

Pjesë e fondit të këtij muzeu janë 240 fotografi, thënie të Gjon Milit apo të njerëzve të tjerë për të, si dhe ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës që jetoi.

Vizitorët po ashtu do të mund të shohin njëkohësisht edhe “Dhomën e eksperimentit”, e cila ka në fokus dritën stroboskopike, si krijim i Milit dhe “Dhoma e fotografimit me dritë”, e cila është suveniri që mund të marrë çdo vizitor të realizuar me teknikën e Gjon Milit.”