FOTO/ Hapet në Përmet inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare

165

Në Përmet është hapur inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare, që do të jetë një hapësirë e përbashkët për fermerët e zonës së Përmetit për të prodhuar produktet tipike me metoda tradicionale dhe certifikuar ato me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore duke i garantuar aksesin në treg edhe fermereve te vegjel.

Ky inkubator me dy linja prodhimi, një për raki të ndryshme tradicionale të zonës dhe tjetra për tharje, prerje dhe paketim fruta – perimeve, është një investim i mbështetur në 70% të vlerës nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018 si dhe pjesa tjetër nga një donacion të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim.