Eshte hapur në Tiranë edicioni i katërt i Panairit të Turizmit, “ITE Days 2022”, panairi më i madh i Ballkanit.
Ndërsa ndau foto nga ky panair, Agjencia Kombëtare e Turizmit theksoi se “ITE Days 2022” është një ngjarje që përmbush dëshirat e industrisë së turizmit në tërësinë e saj me një pjesëmarrje të gjerë nga entitete dhe kategori të ndryshme si destinacione, struktura akomoduese, agjenci udhëtimi dhe operatorë turistikë.
Ky panair, unik në llojik e tij përfshin më shumë se 100 ekspozues, platforma B2B, shitje direkte, oferta dhe mundësi promovimi.