Hapet një tjetër shkollë shqipe në Zvicër

18

Një tjetër shkollë e gjuhës shqipe ka hapur dyert në Zvicër.

Sot filluan mësimet në gjuhën shqipe, në Shkollën Shqipe në Rorschacherberg, të Kantonin  e St. Gallen-it. Kjo  është shkolla shqipe e 50-të me radhë, që është hapur kohëve të fundit.

Nxënësit e shkollës shqipe në Rorschacherberg të Kantonit të St. Gallenit në Zvicër: Aldini, Meridiani,  Rigoni, Rajana, Fjolla, Emine, Nafije, Korabi, Joni, Engjellushja, ftojne bashkëmoshatarët e  tyre t`iu bashkëngjiten në orët mësimore.

Në këtë pikë shkollore mësimin e zhvillon mësuesja Artiola Morina.

Një ndihmesë të madhe në këtë përpjekje ka dhënë edhe Drejtoria e shkollës zvicerane, prindërit dhe koordinatori i Shkollës Shqipe në Zvicër  Dr. Vaxhid Sejdiu.

Mësimi zhvillohet çdo të mërkure në shkollën fillore nga ora 16:00-18:00.