Rreth 1500 vende të lira pune ofrohen nga 63 biznese, si në Hoteleri – Turizëm dhe Agroturizëm, Industri përpunuese, konfeksione; ICT & Komunikacion Shërbime financiare dhe sigurime; Qendra trajnimi Private – Hoteleri, etj në panairin e punës dhe aftësive që është çelur në Durrës.
Ndërkohë, që në hapësirën jashtë këtij panairi, nga Drejtoria Rajonale e Punësimit këtu në Durrës, janë dhe 600 vende të tjera të lira të vëna në dispozicion të të gjithë atyre që kërkojnë të punësohen.