Hapet për vizitorët Kulla e Sahatit

463

Monumenti historik i Tiranës, “Kulla e Sahatit” është restauruar e vënë në dispozicion të vizitorëve vendas e të huaj që kanë interes ta vizitojnë atë. Bashkë me Kullën, e cila në ballkonin në fund të 90 shkallëve të saj të ofron një pamje të bukur të Tiranës, do të jetë i vizitueshëm edhe muzeu i brendshëm i saj.