Hapet pika kufitare Shishtavec-Krushevë

21

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e parë të qeverisë së re hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).