Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk

29

Teksa po afrojnë festat e Fundvitit, në Baldushk u hap sot, për të gjashtin vit radhazi, tregu tradicional i gjelave të detit. Në treg do të shiten 45 mijë shpendë të zonës.

Nuk ka asnjë dyshim se gjeli i Baldushkut është më i miri, më organiku, më i shëndetshmi. Ai është i pazëvendësueshëm në tavolinat e Vitit të Ri.