Hapet tregu i ri publik i Farkës

15
default

Në Farkë është hapur tregu e ri “AgroPark” si hapësirë e nevojshme për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të shesin dhe blejnë produkte të ndryshme.

200 fermerët e parë kanë nisur shitjen e produkteve bio, të certifikuara me të gjitha standardet e sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian.

Ky treg do të ndihmojë për të pasur çmime më të lira për konsumatorin.

Agropark Tirana është një tjetër vepër dhe një hap i sigurtë që hedhim drejt zhvillimit të bujqësisë, por dhe drejt zhvillimit të sigurisë ushqimore, për të rritur konkurrencën e ndershme mes operatorëve. Vetëm në Tiranë ka 34 mijë fermerë që prodhojnë. Tirana, që tashmë përfaqëson tregun më të madh ushqimor konsumator në vendin tonë, vuante nga një mungesë e një hapësire ku të gjitha produktet të vinin me një cilësi të lartë e garanci të plotë të sigurisë ushqimore. Tashmë, kjo vepër është me standarde të larta të sigurisë ushqimore vendase, por të përputhura dhe me standardet e BE, se ushqimet këtu tregtohen në sipërfaqe që kanë dhoma frigoriferike që do i ruajnë ushqimet në këto standarde.

Kjo hapësirë do të transformojë si kurrë më përpara bashkëjetesën me Tiranën urbane, që është hapësira më e madhe ekonomike jo vetëm e qarkut Tiranë, por e gjithë Shqipërisë”.

Në një fazë të dytë do të ketë një dyfishim të kësaj hapësire.

Faza e parë përfundoi 100 % me sukses dhe ka një hapësirë prej 6000 metra katrorë sipërfaqe për magazina, tregtim ditor të hapur 2000 metra katrorë, hapësirë parkimi prej 6000 metrash katrorë dhe një sipërfaqe totale në dispozicion prej 25 mijë katrorë. Në fazën e dytë mendohet të rritet sipërfaqja e tregtimit dhe magazinimit me 20 mijë metra katrorë të tjerë, ose 200 operatorë të tjerë, sipërfaqja e tregtimit të çohet në 4000 metra, pra me 200 fermerë të tjerë dhe me një hapësirë tjetër prej 6000 metra katrorë sipërfaqe parkimi, duke e bërë sipërfaqen totale në dispozicion 55 mijë metra katrorë.

/ata.gov.al