Hapet tuneli 3 në sheshin Shqiponja, lehtësohet trafiku

118

Është hapur për qarkullimin e mjeteve tuneli i radhës në ish-sheshin “Shqiponja”.

Në hyrjen e re të Tiranës (ish-sheshi “Shqiponja”) është hapur tuneli i tretë për qarkullimin e automjeteve, duke lehtësuar më tej lëvizjen për drejtuesit e mjeteve.

Përmes këtij kalimi do të shkarkohet trafiku i automjeteve që vijnë nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit, për të aksesuar më pas zonën e Astirit.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar pas 1 jave edhe tuneli tjetër paralel me të, i përdorur për daljen e makinave nga Tirana do të përshtatet për të bërë kalimin e automjeteve që vijë nga Durrësi në drejtim të Laprakës, çka pritet të shfryjë ndjeshëm trafikun në këtë zonë.

Në muajin Maj kryeqyteti do të ketë 3 hyrje, pasi do të shtohet edhe kalimi mbi tunele në drejtim të rrugës Dritan Hoxha.

Si dalje nga Tirana do të mbetet rrotullimi që mbledh trafikun e zonës së Astirit dhe Laprakës, ndërsa ka nisur puna për heqjen e by-passit provizor, në mënyrë që dalja të bëhet drejt.

Në javët në vijim do të hapen tunelet 6 dhe 2 të cilët do të japin mundësinë për akses nga hyrja e Durrësit në drejtim të Tiranës dhe pas disa javësh trafiku në sheshin “Shqiponja” nuk do të ekzistojë më problematik.