Hapet ura më e gjatë në botë për këmbësorë

62

Portugalia sot ka hapur urën më të gjatë të këmbësorëve në botë. Një urë kjo e cila ka marrë plot tre vite për t’u ndërtuarus.

Ura quhet “516 Arouca” dhe është e gjatë 516 metra, ndërkaq është e vendosur në qytetin e Aroucas, e cila lidh ujëvarën e Aguieriras dhe Paiva Gorges.

Ajo është bërë e njohur pasi do të krijojë mundësi për zhvillimin e sporteve ekstreme. Rruga nëpër urë mund t’ia marr secilit afërsisht 10 minuta, për ta kaluar.

Ura është e stilit Tibetin, ndërkohë që ajo është e ndërtuar në atë mënyrë, që mbahet nga kabllo të hekurit dhe dy kulla në formë të V-së. Ajo ndodhet afro 515 metra në lartësi prej tokës.