Hapet zyra e ADISA në Patos, më shumë shërbime në një sportel

109

Qytetarët e bashkisë së Patosit tashmë kanë mundësi që shërbimet e nevojshme t’i marrin në Patos, pa pasur nevojë të shkojnë në qendrën e qarkut që është Fieri.

Veç shërbimeve vendore, tashmë qytetarët e Patosit do të kenë mundësi të marrin edhe disa prej shërbimeve rajonale që deri dje ofroheshin në qendër të Qarkut-Fier.

ADISA vjen në Patos me një sërë shërbimesh që nga regjistrimi i Pasurive të Paluajtshme, sigurimet shoqërore e shëndetësore, shërbimi kombëtar i punësimit.