Hapja e aksit rrugor Orikum-Dukat, qytetarët: Rrugë e mirë dhe komode

6

Hapja për qarkullimin e automjeteve të  rrugës Orikum-Dukat, me gjatësi rreth 15 km, shkurton maksimalisht distancën drejt bregdetit dhe i jep një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë së zonës.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ndau sot zërin e qytetarëve  dhe vizitorëve të huaj për aksin rrugor më të ri, Orikum – Dukat, tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve.

“Është hera e parë që po e bëjmë. Shumë mirë. Unë e bëj ccdo verë këtë rrugë. Jemi shumë të kënaqur”, u shpreh një qytetare.

Teksa një tjetër theksoi se, “rruga është e shkurtër dhe shumë e shpejtë për të arritur deri këtu në krahasim me rrugën e vjetër”.

“Rrugë shumë shumë e bukur, shumë shumë e mirë, shumë shumë e nevojshme. Më mirë se kaq s’ka ku të shkojë”, u shpreh një tjetër qytetar.

Ndërsa një turiste spanjolle, e cila po e bënte me biçikletë këtë aks tha se, “rruga është e mirë, është komode”.

Një turist italian u shpreh se, “është një rrugë që të jep një ndjesi pozitive sepse lidh dy pjesë që ishin të vështira. Na kanë treguar për malore shumë të vështira. Është një rrugë e shkëlqyer”.

“Ka pasur shumë kthesa dhe ishte e rrezikshme, kurse tani bravo Edi Rama që ka bërë këtë rrugë shumë të mirë. Shumë e mirë është, shumë e bukur, është vend i mrekullueshëm”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Shumë e mirë, unë kam punuar këtu, punoj me skrepa, rruga është super fare. Zgjidhja më e mirë që është bërë. Kjo është shumë e mirë, me rrugën që është andej ka shpëtuar shumë fare. Dhe të gjithë shoferët e tjerë që kemi folur të gjithë janë të kënaqur”, theksoi një tjetër qytetar.

“Po vij pas 7 vitesh shumë mirë. Është domethënë në ecje e sipër, në rregullim e sipër, po është shumë mirë”, theksoi një qytetar tjetër.

Një vizitor tjetër i huaj u shpreh se, “rruga është fantastike. Shumë e mirë për të udhëtuar në të”.

Edhe punonjësit e policisë shprehen të kënaqur nga lehtësimi i trafikut që ka sjellë ky aks rrugor.

“Ky aks ka lehtësuar shumë punën tonë, duke bërë të mundur që qytetarët të shkojnë sa më shpejt në destinacion duke lehtësuar trafikun”, tha një punonjës policie.

“I bëjmë apel qytetarëve, drejtuesve të mjetit, të bëjnë kujdes me parakalimet, të vendosin rripin e sigurimit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor”, tha një tjetër punonjës policie”.

/ata.gov.al