Hapja e bazës së Kuçovës, lajm i mirë për vendin dhe rajonin

10

Hapja e bazës së Kuçovës është lajm shumë i mirë për vendin dhe rajonin tonë.

Anëtarësimi në NATO është ndër ditët më të shndritshme të historisë së Shqipërisë.

15 vjet më parë, pas një pune të jashtëzakonshme me mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve tanë, Shqipëria ia doli të hapë një faqe të re në historinë e saj, duke u bërë anëtare e NATO-s. Nga një konsumuese e sigurisë, Shqipëria u shndërrua në kontribuese për sigurinë. Sot, kur siguria është më e kërcënuar se asnjëherë më parë që nga lufta e ftohtë, një mirënjohje shkon për aleatët tanë të NATO-s, që mundësuan vënien në funksion të bazës ajrore të Kuçovës.

Sot kërkohet më shumë angazhim dhe përkushtim e jo propagandë për të zhvilluar potencialin mbrojtës të vendit e për sigurinë tonë kombëtare që është e lidhur ngushtësisht me sigurinë e Kosovës. Prandaj është edhe njëherë dita për t’i bërë thirrje mazhorancës të miratojë pa humbur kohë amendamentin Basha për t’i akorduar Kosovës 50 milionë euro ndihmë ushtarake për mbrojtjen e saj. Siguria e çdo vendi fqinj me Shqipërinë, është siguri për vetë Shqipërinë.

/ata.gov.al