Harta e Shërbimeve Sociale

547

 

14881491_10207448981882102_875720931_o

Harta e Shërbimeve Sociale e realizuar me mbështetjen e UNICEF, në kuadër të Reformës së Shërbimeve Sociale është harta e parë elektronike që ofron informacion të plotë dhe të përditësuar mbi numrin e shërbimeve në vend, mbulimin gjeografik të tyre, tipologjinë dhe kapacitetet. Kjo hartë është hartuar me qëllim që të identifikohen shërbimet ekzistuese, tipologjia e tyre, vendndodhjen dhe me anë të informacionit të dhënë, institucionet mund të masin mbulimin e popullsisë me shërbime sociale. Institucionet qendrore dhe vendore mund të përfitojnë nga avantazhet që kjo hartë siguron për të identifikuar nevojat e komunitetit në kohë reale.
Të gjitha institucionet e policisë, pushtetit lokal, qendrat shëndetësore, arsimit që janë të detyruara me ligj për të referuar rastet e kategorive në nevojë për shërbime të veçanta, do të gjejnë gjithë informacionin e nevojshëm që do të ndihmojë ata të referojnë individët apo grupet e individëve në nevojë.

Gjeni në linkun Hartën e Shërbimeve Sociale