Ditët e fundit Shqipëria ka patur një ulje drastike të rasteve të reja me covid-19. Referuar të dhënave zyrtare, mesatarja e rasteve ditore ka qenë 4-5 të tilla.
Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë.
Paralelisht vazhdon edhe vaksinimi masiv i popullatës. 11 700 vaksina Pfizer kanë mbërritur mbrëmë në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani./PO.AL