“Healthy-life”: Ja 5 elementë natyral për një lëkurë të kuruar

91

Produktet natyrale të bukurisë kanë gjithnjë efekt mjaft pozitiv në lëkurë. Por sipas faqes “Healthy-life” disa produkte natyrale garantojnë një lëkurë më të freskët dhe të kuruar.

1-Ingredientët me bazë frutore

Acidet që ndodhen tek frutat ndikojnë që të mos plaken qelizat e fytyrës. Një shembull për këtë është kastraveci, i cili ndihmon në forcimin e flokut, shega ndihmon në rigjenerimin e lëkurës si dhe rrit sasisë e kolagjenit dhe gjithashtu manaferrat freskojnë lëkurën e fytyrës.

2-Vitamina C

Vitamina C rigjeneron lëkurën e lodhur si dhe zhduk zonat me pigment të errët dhe mbron lëkurën nga ndotjet e jashtme.

3-Probiotikët

Probiotikët ndikojnë në lëkurën tuaj njësoj si në zorrë, duke rritur sasinë e bakterieve të dobishme. Qetësojnë inflamacionin, aknet si dhe ekzemën.

4-Tërshërë

Mjaft e mirë për krijimin e maskave të fytyrës në kushte shtëpie, tërshëra është e pasur me vitamina,proteina dhe minerale. Gjithashtu mjaft e mirë për forcimin e flokëve.

5-Mjalti

Anti-oksidantët që ka në përbërje të tij mjalti arrijnë t’a bëjnë lëkurën të shkëlqejë.