Hekurudha e re Tiranë–Rinas–Durrës, drejt përfundimit stacioni i Vorës

24

Në hekurudhën e re Tiranë–Rinas–Durrës po punohet intensivisht.

Stacioni Hekurudhor i Vorës ku po vendoset shtresa e parafundit, është pika nevralgjike e shtratit të hekurudhës së re.

Në këtë stacion do të këmbehen disa palë shinash, të cilat degëzohen për 5 km në Rinas.

Trenat në këtë linjë do të lëvizin me një shpejtësi 110 km në orë, për t’u stacionuar fillimisht në Vorë dhe më tej drejt Durrësit.

Projekti Tiranë–Rinas–Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit të amortizuar hekurudhor në vend.

Një kompani italiane është zgjedhur të bëjë rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34,2 km midis dhe qytetit të Durrësit, si dhe ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e axhendës së ndërlidhjes, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën.

Në samitin e Londrës, një ditë më parë u firmos edhe financimi i rehabilitimit të segmentit Vorë–Hani i Hotit, projekt që do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

/ata.gov.al