Po zhvillohet projekti për modernizimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e një segmenti të ri që lidh Aeroportin e Rinasit. Ky projekt përfshin rehabilitimin e linjës ekzistuese dhe ndërtimin e tetë stacioneve të reja hekurudhore, së bashku me sistemimin e shesheve të jashtme përgjatë traseve.
Financimi shtesë prej 40.7 milionë eurosh do të mbulojë gjithashtu rritjen e kostove të materialeve ndërtimore dhe do të sigurojë përfundimin e projektit sipas standardeve të BE-së për transportin hekurudhor. Qëllimi kryesor është përmirësimi i infrastrukturës, rritja e sigurisë dhe efikasitetit të lëvizjes së pasagjerëve dhe mallrave midis qendrave kryesore urbane dhe aeroportit.
Referenca: ata.gov.al